16 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur nga shpërthimi i cisternës në Haiti

6 days ago 23
Reklamë

Gjashtëmbëdhjetë njerëz u vranë sot dhe rreth 40 të tjerë u plagosën në një shpërthim cisternë në Haiti, tha për AFP Fidel Nicolas, kreu i Mbrojtjes Civile në provincën Nipes.

Shpërthimi ka ndodhur, sipas dëshmitarëve okularë, teksa viktimat po përpiqeshin të mblidhnin karburant nga një cisternë që rridhte, e cila kishte ngecur pas një aksidenti trafiku në rajonin jugperëndimor të Miraguan.

Të plagosurit janë dërguar në spital.

Miraguan është një qytet port që ndodhet rreth 100 kilometra nga Port-au-Prince, kryeqyteti i këtij vendi të varfër të Karaibeve.

Kryeministri i përkohshëm Gary Connell thirri një takim urgjent pas tragjedisë, tha për AFP Emmanuel Pierre, kreu i Mbrojtjes Civile Kombëtare.

Të plagosurit rëndë do të transferohen në spitalet e tjera të zonës, shtoi zyrtari./vizionplus.tv

Read Entire Article