21 janari në SPAK/ Xhaxhai i Aleks Nikës zbardh dëshminë para prokurorëve: Nëse ushtarin nuk e urdhëron, nuk qëllon! Berisha e Basha…

1 month ago 32
Reklamë

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, një prej viktimave të 21 Janarit, thotë se rihapja e çështjes është bërë vetëm falë vendimit të Gjykatës së Strasburgut. Ai foli me gazetarët pasi u mor në pyetje nga SPAK dhe tha se drejtësi do të ketë vetëm kur të dënohen të gjithë ata që dhanë urdhër për të qëlluar mbi turmën më 21 janar 2011, duke nisur nga kryeministri i kohës, Sali Berisha.

“Ne themi të hetohet zinxhiri komandues, siç ka thënë Strasburgu. Pa Strasburgun, çështja do të ishte mbyllur. Ai është krim shtetëror dhe shteti duhet të dalë para drejtësisë. Ne e dimë kush e ka bërë por ne ia lëmë prokurorisë, hetuesisë. Komanda e Gardës, bashkë me kryeministrin e kohës dhe ministrin e Brendshëm”, tha Nika.

“Ka 13 vjet që ne luftojmë për të vërtetën, asgjë tjetër. Fajtorët, para gjyqit. Çështja është shumë e thjeshtë për ta hetuar. Në momentin që ekspertohet zëri, i del zëri i Ndrea Prendit dhe pyetet kush ia dha urdhrin të përdorë armën mbi turmën në kundërshtim me ligin”, shtoi ai.

I pyetur ku është marrë materiali audio që pretendohet se është i ish-komandantit të Gardës, Ndrea Prendi, teksa jep urdhër për të përdorur armët, Nika tha se është botuar nga gazetarët dhe se ata nuk e tregojnë burgimin.

Read Entire Article