5 gjërat që gratë e forta emocionalisht nuk do i bënin kurrë

5 months ago 16

Gratë janë të patembura kur vjen puna për të ndryshuar lojën dhe provuar gjëra të reja. Niveli i guximit është i barabartë vetëm me nivelin e pasionit, teksa në të njëjtën kohë ruajnë një sens të fuqishëm humori.Janë gratë e forta emocionalisht që motivojnë pjesën tjetër dhe që shfaqen si zëra të ndryshimit. Ja pesë gjëra që gratë e forta emocionalisht nuk i bëjnë kurrë.

Ato nuk jepen para fikës

Cilësia themelore e një gruaje emocionalisht të fortë ështëpadyshim: mungesa e frikës. Kjo do të thotë të mos kesh frikë të provosh diçka dhe të dështosh.Gratëra janë perfeksioniste. U pëlqen të sigurohen se do të kenë sukses, që para se të provojnë diçka, kështu që e shmangin kërcënimin e dështimit dhe nuk zgjaten për gjëra të reja. Megjithatë, ky lloj të menduari duhet të përmbyset. Gratë e forta shkojnë pas gjërave që i frikësojnë. Jini të guximshme dhe të patrembura, kështu që edhe nëse dështoni, të jeni në gjendje të shkoni përpara.

Ato nuk tërhiqen para sfidave

Që në moshë të re, grave u kërkohet të rrijnë mënjanë dhe të veprojnë pasivisht. U kërkohet të presin që t’i ftojnë, në vend që të bëjnë një hap përpara dhe të bashkohen. Megjithatë, gratë e forta emocionalisht janë ato që u dalin përballë sfidave. Ato e kapërcejnë perceptimin “Nuk jam e ftuar” dhe vazhdojnë përpara, shkojnë në takime ku njerëzit ndoshta do të thonë jo, dhe mësojnë prej atyre eksperiencave.

Ato nuk krahasohen me të tjerat

Gratë e forta emocionalisht janë frymëzimi i vetvetes. Nuk ka asnjë arsye që të mos jenë njësoj të mira, në mos më të mira se cilado tjetër. Secila është unike dhe askush tjetër nuk mund të jetë si ato. Dhe këto, gratë e forta emocionalisht e dijnë mirë. Kjo i bën unike dhe speciale.

Ato nuk e masin vlerën e tyre, me opinionin që të tjerët kanë për to

Grave të forta emocionalisht as nuk u bëhet vonë për atë që të tjerët mendojnë për to, sepse ato i jetojnë jetët e tyre ashtu si duan vetë. Kështu që, opinioni i dikujt tjetër është i pavlerë. Ato besojnë tek vetja dhe tek ajo që bëjnë, dhe e pranojnë faktin që jo të gjithë do të besojnë në këtë gjë.

Ato nuk e humbasin pasionin

Eshtë shumë gjë e mirë të jesh pasionante… Askush nuk duhet të veprojë si robot. Një gjë që i frymëzon dhe motivon njerëzit, është kur jeni sa më të vërteta. Dhe emocionet janë reale. Gratë e forta emocionalisht e dinë që nëse janë pasionante, të tjerët do i ndjekin. Sepse pasioni është si energjia që mban në lëvizje një grua të fortë emocionalisht.

Read Entire Article