A do të jenë pjesë e “Fermës VIP”? Të ftuarit “ndezin” lojën, kush është personazhi në foto?

6 months ago 15
Reklamë

“Ferma Vip” është programi më i përfolur ende pa filluar, teksa rrjeti po gëlon se cilët do të jenë personazhet që për një periudhë kohore, do të sfidohen me jetën e fshatit.

Katër të ftuarit në “Vizionin e Pasdites” e kanë mohuar që të kenë marrë një ftesë për t’iu bashkuar programit, megjithatë ende nuk dihet nëse ata do të jenë pjesë.

Lexo edhe :

Related Posts

Balerina Isida Mollaymeri, gazetari Arbër Çepani, ish-deputetja Gerta Loku dhe sipërmarrësi Ilir Dushkaj.

Ata kanë thënë njëzëri që nuk u ka ardhur ftesa, duke bërë më “të nxehtë” lojën për të gjetur VIP-at që do të hyjnë në Fermë.

“Ka një lojë që po bëhet edhe në Instagram, në rrjetet sociale, dhe po flasin të gjitha portalet, kanë dalë vetëm disa foto që janë silueta e personazheve”, tha moderatorja Brikena Prifti.

Të ftuarve u është treguar fotoja e personazhit, teksa e para ishte Gerta Loku ajo që ddekalroi se nuk është ajo në foto.

Asnjë nga të pranishmit në studio nuk kishte ndonjë ide, teksa moderatorja Brikena Prifti lexoi disa nga komentet në rrjetet sociale, me një pjesë që thoën se është Juliana Pasha he një pjesë që thonë Irma Libohova, teksa shumë të tjerë përflasin se personazhi në foto është Çiljeta. /vizionplus.tv

Read Entire Article