A do të jetë pjesë e “Ferma VIP 2”? Përgjigjet Shpat Kasapi

1 month ago 18
Reklamë

Këngëtari i njohur dhe mjaft i dashur për publikun, Shpat Kasaoi ishte i ftuar në emisionin e moderatores Brunilda Lahe, “Living Room”.

Në një rrëfim ndryshe, ai tregoi detaje nga jeta dhe rutina e tij jashtë kamerave, por sigurisht dhe për projektet muzikore.

I pyetur nga moderatorja se nëse do të pranonte të ishte pjesë e “Ferma VIP” në edicionin e dytë, këngëtari është shprehur pozitiv. Ai tha se ka ndjekur dhe sezonin e parë dhe do të ishte shumë kënaqësi për të t’i bashkohej kastit të “Ferma VIP 2”.

Pjesë nga biseda:

Moderatorja Brunilda Lahe: Sa kohë ka kaluar pa qënë në Vision Plus se këtu i ke bërë disa spektakle?

Shpat Kasapi: kujtimet janë të shumta, por ajo që do veçoja është përvoja në “ Dancing ëith the Stars “ kemi punuar aq fort dhe kemi qënë aq afër njeri-tjetrit saqë u bëmë si një familje dhe e falenderoj te gjithë stafin e Vizion plus që na bëri të ishim aq të bashkuar me njëri-tjetrin.

 Moderatorja Brunilda Lahe: Projektet e Vizion plus kanë qënë të shumta ku mund të përmendim edhe projektin më të fundit “ Ferma VIP”. E ke ndjekur?

Shpat Kasapi: Po fermën e kam ndjekur dhe madje u gëzova shumë që Vizion Plus ka sjell një risi të tillë në ekranet shqiptare.

 Moderatorja Brunilda Lahe: Do t’a mirëprisje një ftesë për të qënë pjesë e “ Ferma VIP”?

Shpat Kasapi: Patjetër! Do të ishte një kënaqësi./vizionplus.tv

Read Entire Article