“A ja ke ndërruar pelenat?” Shpat Kasapi në një rrëfim ndryshe, tregon marrëdhënien me djalin e tij

1 month ago 24
Reklamë

Këngëtari Shpat Kasapi i ftuar në “Living Room”, ka rrëfyer detaje nga rutina e tij, ndryshe nga çfarë e kemi parë si artist.

Shpat Kasapi foli për marrëdhënien e tij me djalin, Roelin. Ai tha se e ushqen shpesh dhe pse është pak tekanjoz në ushqime.

Sa i përket pyetjes së moderatores Brunilda Lahe se nëse ia ka ndërruar ndonjëherë pelenat, këngëtari tha se jo, pasi më shumë merret bashkëshortja e tij.

Pjesë nga biseda:

 Moderatorja Brunilda Lahe: Si e nis ditën dhe cila është rutina jote?

Shpat Kasapi: Kjo është në varësi të ditës. Zgjohem në mëngjes merrem pak me aktivitet sportive, përpiqem që vaktin e mëngjesit ta kem të larmishëm. Ka raste nëse ndihem i lodhur zgjedh të pushoj ose të shkoj të stërvitem në boks ose në not. Ndërsa kur jam në shtëpi vëmendja ime përqëndrohet tek Roeli e çoj në kopësht, dalim dhe luajm tek këndi i lojrave të cilin kemi komoditetin ta kemi poshtë pallatit.

 Moderatorja Brunilda Lahe: A je ti një baba strikt?

Shpat Kasapi: Jo nuk jam dhe nuk dua të jem sepse nuk besoj qe fëmijët rriten me frikë, përkundrazi fëmija duhet të kuptojë lirinë që ti i jep dhe në të njejtën kohë rregullat që ti i vendos. Roelit nuk i them kurrë jo.

 Moderatorja Brunilda Lahe: E ke ushqyer ndonjëherë?

Shpat Kasapi: Po Patjetër!

 Moderatorja Brunilda Lahe: Ja ke ndërruar ndonjëherë pelenat?

Shpat Kasapi: Jo! Vetëm disa herë, më tepër është marrë Selvija me këtë pjesë. Me ushqimin është pak keq nuk ha cfarë i japim ne, por ha atë që do vetë, gjellrat dhe gjërat dhe gjërat e shëndetëshme nuk i pëlqejnë fare konsumon me tepër gjëra të thata. Këtë mund t’a ketë trashëguar edhe nga unë sepse edhe unë fillimisht konsumoja gjërat e thata, kurse nëse flasim për frutat ato i pëlqejnë shumë./vizionplus.tv

Read Entire Article