Adele i bërtet një fansi në gjysmëfinalen e Europianit, “zien” rrjeti: Kush mendon se është kjo?!

2 months ago 31
Reklamë

Orët e fundit në rrjetet sociale po qarkullon një video e Adelës në gjysmëfinalen e Europianit Angli– Hollandë.

Këngëtarja ndoqi ndeshjen në Dortmund, duke parë skuadrën e saj që siguroi një fitore 2-1 dhe një vend në finalen e së dielës.

Por ndërsa të gjithë dukej se ishin në humor të mirë, Adele dëshironte ta shihte ndeshjen në paqe.

Videoja e cila është bërë virale në rrjetet sociale, tregon këngëtaren e Skyfall të ulur në tribunë, e rrethuar nga tifozët, pak para se Harry Kane të shënonte golin e parë për Anglinë.

Sekonda para penalltisë, Adele u kthye nga turma dhe i bërtiti një tifozi “Hesht!”.

Read Entire Article