Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali rreth orës 17:00 të ditës së djeshme.
Sipas medieve italiane, viktimë ka mbetur një shqiptar, 40 vjeç.
Bashkatdhetari i tij, rreth të 40-tave u transportua në gjendje të rëndë në spitalin Torrette në Ankona me helikopter pas aksidentit me një motor tip skuter.
Në vendin e ngjarjes mbërritën ekipet e emergjencës dhe policia.
Kjo e fundit po heton për të rindërtuar dinamikën e aksidentit./vizionplus.tv