Aksident në Greqi, plagoset 62-vjeçari, makina tërheq zvarrë shqiptarin

2 months ago 63
Reklamë

Një 62-vjeçar me origjinë shqiptare mbeti i plagosur pas një aksidenti rrugor në zonën e Lentarianon në Hania.

Drejtuesi i një fuoristrade, teksa po lëvizte me shpejtësi, humbi kontrollin e mjetit, u ngjit në trotuar dhe tërhoqi zvarrë 62-vjeçarin.

Siç raportojnë autoritetet policore, drejtuesi i mjetit ka vazhduar pa ndalur duke braktisur të plagosurin. 62-vjeçari u transportua me autoambulancën e EKAV-it në Spitalin e Përgjithshëm të Hanias ku po trajtohet për dëmtime ortopedike.

62-vjeçari po shkonte të merrte biçikletën e parkuar pranë trotuarit, kur u godit nga automjeti. Njësia e Qarkullimit në Hania po heton aksidentin ndërsa është shpallur në kërkim drejtuesi i mjetit.

Read Entire Article