Aksident në Maliq – Pogradec, automjeti përplas makinën e policisë, plagoset oficeri

2 months ago 35
Reklamë

Përplasen dy mjete në aksin rrugor Maliq – Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Çërravë kur një mjet tip “Volkswagen” teksa po udhëtonte nga Korça në drejtim të Pogradecit ka goditur një mjet të policisë, brenda së cilit ishte dhe një punonjës policie.

Sipas uniformave blu mjet tip “Volkswagen ‘ka kryer një manovër të gabuar duke i prerë rrugën dhe krejt papritmas është përplasur me mjetin e policisë.

Nga goditja ka mbetur i plagosur oficeri i policisë rrugore, i cili ndodhet në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.

Burime pranë këtij spitali bëjnë të ditur se nuk ka probleme për jetën.

Nga ana tjetër policia ka shoqëruar në komisariatin e Pogradecit drejtuesin e mjetit tip “Volksëagen” ku po pyetet për rrethanat e këtij aksidenti.

Pogradec/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në fshatin Çërravë, automjeti tip “Mitsubishi” me drejtues shtetasin R. F., 61 vjeç, banues në Çërravë, është përplasur me automjetin e Policisë Rrugore, tip “Volkswagen”, me drejtues punonjësin e policisë në detyrë, shtetasin M. K. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi M. K., i cili ndodhet për mjekim në spital.

Me shtetasin R. F., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

/a.r

Read Entire Article