Aksioni”Poker 2″ / Arrestohet nipi i Flamur Nokës bashkë me djalin e biznesmenit të njohur

1 month ago 33
Reklamë

Djali i biznesmenit Ymer Lala nuk mbetet i vetmi person i njohur që u arrestua mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Përveç Ylard Lalës, në pranga ka rënë edhe nipi i deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka.

Në njoftimin e Policisë së Shtetit raportohet se është arrestuar edhe 32-vjeçari Rexhep Noka.

Policia, e cila ndau dhe pamjet e operacionit, bëri me dije se ishte punonjësi i Gardës së Republikës, Ylard Lala kishte nën adminstrim një lokal në rrugën Andon Zakon Çajupi, ku edhe organizonte lojrat e fatit.

Njoftimi i Policisë:

– Y. L., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, parashikuar nga nenet 197 dhe 197 të Kodit Penal;

– E. F., 43 vjeç, N. P., 49 vjeç, F. R., 58 vjeç, R. N., 32 vjeç, A. T., 25 vjeç, M. N., 46 vjeç, H. B., 23 vjeç, R. K., 26 vjeç, E. V., 38 vjeçe, dhe C. M., 56 vjeç, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.

Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit E. N., 18 vjeç, F. P., 39 vjeç, K. N., 36 vjeç, K. P., 21 vjeç, A. Sh., 34 vjeçe, D. Gj., 33 vjeç, dhe H. D., 35 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Gjatë kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë duke luajtur lojëra fati në kundërshtim me ligjin, shtetasit e arrestuar, në një lokal në administrim nga shtetasi Y. L., ndërsa 7 shtetasit e proceduar në gjendje të lirë, kanë pasur dijeni për ushtrimin e kësaj veprimtarie, dhe nuk e kanë kallëzuar pranë organeve kompetente.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, aparate celulare, dhe shuma të ndryshme parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Read Entire Article