AKU bllokon produkte të skaduara në Shkodër, krijohet Task-Forca për kushtet e tregtimit të peshkut

2 months ago 22
Reklamë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër ka bllokuar 3.8 ton produkte ushqimore të skaduara dhe

52 ton bazë ushqimore për bagëti jashtë standarteve.

Sipas drejtorit Ramir Haderi vetëm në muajin qershor nga 138 inspektime të realizuara janë ndëshkuar me gjobë dhe masë paralajmëruesë, 18 subjekte kryesisht në zonat turistike.

AKU Shkodër bashkë me Ministrinë e Bujqësisë dhe Inspektoriatin e Peshkimit kanë ngritur edhe një Task-Forcë, që do të kontrollojë subjektet që tregtojnë peshk pa certifikatën e origjinës.

Kemi marrë një nismë sëbashku me Ministrinë e Bujqësisë dhe Inspektoriatin e Peshkimit për monitorimin e tregut të peshkut”, tha Haderi.

Nga ana e AKU Shkodër është hartuar plani për kontrollin dhe monitorimin e subjekteve, prodhuese, përpunuese dhe tregtuese e produkteve ushqimore, në kuadër të sezonit turistik veror 2024, duke patur parasysh objektin e veprimtarisë së operatorëve të biznesit ushqimor.

/a.r

Read Entire Article