Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

3 hours ago 21
Reklamë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen e sotme ulje emergjente në aeroportin e Podgoricës, pasi kapiteni raportoi se kishte informacion se në avion ishte vendosur bombë.

Alarmi për bombë erdhi pak para orës 17:00. Pasi avioni u ul, forcat e sigurisë e izoluan dhe e larguan nga terminali i pasagjerëve.

Zyrtarët e aeroportit në Podgoricë deklaruan se të gjithë pasagjerët ishin të sigurt dhe se kontrolli ishte kryer sipas procedurave të parapara në një veprim të sinkronizuar të Drejtorisë së Policisë, aviacionit civil dhe shërbimeve të tjera të sigurisë.

Siç deklaruan ata, nga ekuipazhi i fluturimit Varshavë – Podgoricë, i një kompanie ajrore polake, janë njoftuar se në aeroplan ishte vendosur një mjet shpërthyes. Alarmi u aktivizua kur avioni ishte mbi Hungari, por në të vërtetë rezultoi fals pasi telefonatën e ka bërë një shtetase polake.

Ajo raportoi se burri i saj kishte një bombë në avion për t’u hakmarrë ndaj tij, pasi nuk e kishte marrë në fluturimin drejt Podgoricës transmeton RTCG.

Pasi pasagjerët janë evakuuar pasagjerët, është bërë kontrolli i avionit, por nuk është gjetur asnjë mjet shpërthyes.

/a.r

Read Entire Article