Anija me mbetje toksike në Durrës, reagon Rrjeti i Bazelit: Kemi marrë kampione, do kryejmë verifikime

2 hours ago 22

Anija me mbetje toksike “Moliva” mbërriti mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit.

102 kontejnerët u skuetsruan nga prokuroria që ka kërkuar të merren masa që sendet e sekuestruara të depozitohen në një vend të sigurt.

Lexo edhe :

Related Posts

Ndërkohë, Jim Puckett, kreu i organizatës BAN, i cili ndodhet në Durrës tha është përgjegjësi e qeverisë shqiptare që të gjejë zgjidhje për eliminimin e tyre

Është përgjegjësi e qeverisë shqiptare që të gjejë zgjidhje për eliminimin e tyre. Janë ngritur dyshime se këto mund të jenë mbetje toksike dhe të importuar nga vende si Kosova dhe Gjermania, në mënyrë kontrabandë në Shqipëri, prandaj në këtë pikë është shumë e rëndësishme kryerja e analizave për të zbuluar origjinën. Anija do të vazhdojë të qëndrojë në det të hapur deri në marrjen e një vendimi të dytë”, shpjegoi ai, teksa shtoi se do të jenë analizat që do të vërtetojnë nëse kemi të bëjmë me mbetje toksike

‘Ne kemi marrë kampione të cilat vijnë nga kompania në Elbasan, për të kryer verifikimet përkatëse dhe jemi 95% të bindur që mbetjet janë toksike. Ditën e sotme (28 tetor) do të ketë një takim me përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, për të diskutuar më tej”, tha ai për gazetarët. /vizionplus.tv

Read Entire Article