Mëngjesin e sot anija “Moliva” e dyshuar se transporton mbetje të rrezikshme, me një ngarkesë prej 102 kontejnerësh, u ankorua në portin e Durrësit.
Anija eshte ankoruar në kalatën nr 7. Autoriteti Portual ka bërë të ditur se për procesin e shkarkimit të anijes është rezervuar kalata numër 7.
I gjithë procesi i shkarkimit të kontejnerëve pritet të zgjasë rreth 3 orë.
Nga aty kontejnerët nën masa të rrepta sigurie do të shoqërohen nga policia dhe autoritetet e ngarkuara për mbikëqyrjen e tyre, drejt Porto Romanos, pranë Parkut Ekologjik.
Në këtë zonë është përgatitur një vend i posaçëm, duke përmbushur kushtet e vendosura nga Prokuroria për monitorim 24 orë me kamera sigurie dhe në një ambient të sigurt mjedisor.
Materialet do të qëndrojnë aty nën mbikqyrje të rreptë gjatë gjithë kohës, deri në përfundim të hetimit nga organi akuzës./vizionplus.tv