Autoritetet në Korenë e Jugut kanë arrestuar ish-ministrin e Mbrojtjes për rolin e tij në shpalljen e papritur të ligjit ushtarak nga Presidenti.
Ministri, i cili dha dorëheqjen dhe kërkoi falje, u pa si një figurë qendrore në vendosjen e shkurtër të ligjit ushtarak.
Sipas autoriteteve, ministri i Mbrojtjes ndikoi tek Presidenti për të marrë një vendim të tillë.
Shpallja e ligjit ushtarak tronditi Korenë e Jugut dhe çoi shtetin aziatik drejt kaosit.