Arrestohet ish-oficeri i policisë në Lezhë

2 months ago 27
Reklamë

Arrestohet ish-oficeri i policisë në Lezhë. Pas hetimeve të thelluara nën drejtimin e Prokurorisë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë ndaj ish-oficerit të policisë K.N., 29 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Dy vite më parë ish-oficeri K.N. u shpall në kërkim nga AMP, pasi dyshohej se gjatë ushtrimit të detyrës në Komisariatin e Lezhës, ka lejuar kultivimin e kanabisit në zonën e Njësisë Administrative Ungrej.

Lufta kundër kultivimit të kanabisit, parandalimi dhe goditja e paligjshmërive në rradhët e policisë së shtetit vazhdon në mënyrë sistematike, intensive, me një bashkëpunim të të gjithë institucioneve ligjzbatuese.

Read Entire Article