Astrologe Meri Gjini: Datat ideale kur duhet t’i merrni pushimet, sipas shenjës së Horoskopit

2 months ago 48
Reklamë

Korriku është muaji në ngjyrat maksimale të mundshme“, u shpreh astrologe Meri Gjini mëngjesin e sotëm në “7pa5”. Pas parashikimit për secilën shenjë, Meri Gjini zbuloi gjithashtu edhe kohën e favorshme kur duhet t’i merrni pushimet sipas shenjës suaj.

Dielli do jetë te Gaforrja deri në datën 22 korrik. Mërkuri do të jetë deri në datën 3, në datën 4 kalon te Luanët. Venusi kalon te Luanët në datën 11.

Lexo edhe :

Related Posts

Deri në datën 5 kemi një ritëm që vazhdon siç ishin ditët e fundit të qershorit. Nga data 5 deri në datën 20 korrik, me kalimin e marsit nga Demat te Binjakët, kthehet një “klimë” ekstremisht ndryshe.

Gjatë korrikut, pavarësisht dëshirës së madhe për të lëvizur dhe udhëtuar, shenjat e tokës (Demi, Virgjëresha, Bricjapi) dhe të ujit (Gaforrja, Akrepi, Peshqit) duhet të kenë prioritet punën deri në datën 20. Më pas të planikfikojnë pushimet

Shenjat e ajrit (Binjakët, Peshorja, Ujori) dhe zjarrit (Dashi, Luani, Shigjetari) do ishte mirë t’i vendosin pushimet nga data 5-21.

Në momentin që ndryshon pozicioni i marsit, do sjellë zhvillime të forta në çështje të karrierës dhe punës.

Korriku është një muaj që ka vetëm një moment që duhet të jeni të kujdesshëm, rreth datës 11-12 që dëgjohen disa lajme të çuditshme. Ndërsa pjesa tjetër e muajit ka hapësirë për tolerancë, ngrohtësi./vizionplus.tv

Read Entire Article