Atentati ndaj Trump, Kongresi nuk mjafton, në hetime përfshihet zyrtarisht edhe CIA

2 months ago 23
Reklamë

Agjencia e Shërbimit Sekret Amerikan do të jetë pjesë e hetimeve të iniciuar nga Kongresi Amerikan pas sulmit ndaj ish Presidentit Amerikan, Donald Trunp.

Ky fakt është konfirmuar nga drejtoresha e Shërbimit Sekret të SHBA-së Kimberly Cheatle. Në një deklaratë me shkrim për mediat, kreu i CIA-s amerikane tha se agjencia do të “marrë pjesë plotësisht” në një rishikim të pavarur të urdhëruar nga Presidenti Joe Biden dhe gjithashtu tha se agjencia do të punojë me Kongresin për “çdo veprim mbikëqyrës”.

Cheatle, e cila u emërua nga Biden në vitin 2022, shprehu besimin në planin e sigurisë së agjencisë për Konventën Kombëtare Republikane të kësaj jave në Milwaukee dhe tha se ndryshimet janë bërë në detajet e sigurisë së Trump që nga e shtuna.

“Shërbimi Sekret është i ngarkuar me përgjegjësinë e jashtëzakonshme për të mbrojtur liderët aktualë dhe të mëparshëm të demokracisë sonë”, tha Cheatle. “Është një përgjegjësi që unë e marr jashtëzakonisht seriozisht dhe jam e përkushtuar për ta përmbushur atë mision”, shkruhet në deklaratë.

Read Entire Article