Atentati në Memaliaj, blindohet aksi Levan-Tepelenë, sekuestrohen kamerat e sigurisë

2 months ago 33
Reklamë

Policia ka ngritur postblloqe dhe po ushtron kontrolle në aksin Levan-Tepelenë, ku dyshohet se mund të ketë gjurmë të atentatorëve.

Gazetarja e RTSH , Boralda Gjyli raporton nga vendngjarja se disa postblloqe janë ngritur nga policia në autostradën Levan-Tepelenë, me qëllim kapjen e autorëve të vrasjes së tre personave dhe plagosjes së një të katërti mbrëmjen e kaluar në Memaliaj.

Pjesë e operacionit të policisë për zbardhjen e kësaj masakre janë përfshirë të paktën 4 qarqe: Gjirokastër, Vlorë, Berat dhe Fier për të kapur autorët e dyshuar të krimit, ndërsa raportohet se janë marrë në pyetje disa persona që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen, apo konflikte të viktimave me persona të tjerë.

Sipas gazetares, Viktima Shyqyri Kalemi ishte ulur në një tavolinë me vëllain e tij, Artur Kalemi, kur është qëlluar me breshëri. Si pasojë e të shtënave kanë humbur jetën edhe dy personat e tjerë.

Viktima, Shyqo Kalemi, është babai i Andrea Kalemit, kushëririt të Aleksandër Sadikajt të vrarë me eksploziv në Tiranë në korrik 2022.

Andrea Kalemi ka qenë i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në Tiranë në Dhjetor të vitit 2022 i cili u vra për hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikajt.

Vete Andrea raportohet se i ka shpëtuar dy atentateve në Greqi.

Pas atentatit në zonën e Mallakastrës policia gjeti duke u djegur një automjet tip BMË, i cili dyshohet se u përdor nga autorët e krimit në vrasjen e 3-fishtë, objektiv i së cilës ishin Shyqyri Kalemi dhe vëllai i tij, Artur Kalemi.

Një automjet janë gjetur 3 armë me silenciator dy kallashnikov dhe një sharrës.

Viktimat janë identifikuar si Shyqyri Kalemi, Marsel Çela dhe Gledio Muka. I plagosur ka mbetur Artur Kalemi, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

/a.r

Read Entire Article