Avioni bën ulje të detyruar në Selanik, shkak gjendja shëndetësore e një pasagjeri

1 month ago 29

Një ulje e detyruar e një avioni ka ndodhur në aeroportin “Macedonia” të Selanikut, për shkak të një problemi shëndetësor të një pasagjeri nga Kozani.

Sipas informacioneve të mediave vendase, avioni sapo ishte nisur për në Bruksel, kur 69-vjeçari u ndje shumë keq.

Pas uljes së detyruar, pasagjeri në fjalë është dërguar me autoambulancë në spitalin e Selanikut.

Ndërkohë, pasagjerët mbetën në aeroport, me qëllim që një avion tjetër i kompanisë t’i çonte për në Bruksel.

Read Entire Article