Një aeroplan është rrëzuar gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar Pearson të Torontos këtë të hënë.
Siç shihet nga pamjet e publikuara nga aeroporti, avioni duket me kokë poshtë në pistë.
Sipas informacioneve paraprake, deri më tani raportohet se rreth tetë persona janë plagosur rëndë, ndërsa të tjerët kanë pësuar lëndime të lehta.
Aeroporti postoi në X se incidenti përfshinte një aeroplan që mbërrin në aeroportin ndërkombëtar nga Minneapolis.