Policia po vijon kërkimet për kapjen e Azgan Mernicës, i cili ditën e djeshme vrau efektivin Novruz Cenalia në fshatin Baltëz të Fierit.
RENEA dhe policia kanë bindjen se ai fshihet në zonën e Apolonisë së Fierit dhe Havaleas.
Ndërkohë, burime bëjnë me dije se i ati i autorit është dënuar me 20 vjet burg për vrasjen e kunatit. Ndërkohë, vëllai i tij është dënuar me 19 vjet burg për vrasje. Vëllai tjetër është në burg në Gjermani.
Autori e ka armën e krimit me vete, teksa mësohet ai ka kaluar në zonën e Apolonisë.
Aktualisht janë duke u kryer kontrolle dhe banesa në Apoloni. /vizionplus.tv