Balerina e njohur humbi jetën në moshë të re, njerka e saj vdes një ditë më pas

3 days ago 32
Reklamë

Elaine De Prince vdiq të mërkurën, më 11 shtator, menjëherë pas vdekjes së vajzës së bashkëshortit të saj, balerina e njohur Michaela një ditë më parë në moshën 29-vjeçare.

Një banore e Cherry Hill, New Jersey, De Prince vdiq të mërkurën, më 11 shtator, pas vdekjes së balerinës një ditë më parë më 10 shtator, sipas një postimi në Facebook nga zëdhënësja e familjes Jessica Wolinsky.

Lexo edhe :

Related Posts

“Ditët e fundit kanë qenë edhe më të vështira nga sa e kuptojnë shumica, sepse familja është përballur edhe me vdekjen e njerkës së Michaela, Elaine de Prince”, ka shkruar ajo.

Elaine ” vdiq gjatë një procedure rutinë në përgatitje për një procedurë kirurgjikale,” tha Wolinski duke vënë në dukje gjithashtu se megjithëse Michaela vdiq përpara Elaine, nëna e saj nuk dinte për vdekjen e Michaela deri në momentin e operacionit.

“Sado të duket e pabesueshme, dy vdekjet ishin krejtësisht të palidhura. E vetmja mënyrë për të kuptuar absurditetin është se Elaine, e cila kishte humbur tre fëmijë shumë vite më parë, u kursye me hirin e Zotit dhimbjen e humbjes së një fëmije të katërt”, tha familja. /vizionplus.tv

Read Entire Article