Banorët në panik pasi zjarri iu afrua banesave në Dropull: Do të digjeshim nëse nuk do ndërhynte helikopteri

2 months ago 31
Reklamë

Zjarri që gjendej në mëngjes në kreshtën e malit të Gjerë dhe që mbërriti nga bashkia e Finiqit, i favorizuar nga era, rrezikoi edhe fshatin Sofratikë në Dropull. Deri tani është ndërhyrë nga ajri pasi zona e zjarrit ishte e paarritshme për efektivët.

Zjarri gjendet rreth 300 m larg fshatit Sofratikë qendra e Dropullit të Poshtëm. Banorët shprehen se nëse nuk do të ndërhynte helikopteri, situata do të ishte tepër serioze.

“Situata është e vështirë, mos të kishte ardhur helikopteri, u dogjëm. Zjarri erdhi direkt nga era, u frikësuam. Do e kishim të pamundur pa helikopterin”-shprehen banorët.

Read Entire Article