Bardhi e pyet për mikrokreditë, Kryeprokurori: Ka disa kallëzime dhe masa sigurie!

2 months ago 23
Reklamë

Në seancën e Kuvendit, Gazment Bardhi i drejtoi disa pyetje kryeprokurorit Olsian Çela. Një prej tyre ishte edhe çështja e mikrokredive.

Çela u përgjigj: “Është fenomen shqetësues, janë disa kallëzime. Ka vendimmarrje të prokurorëve në lidhje me to. Për njërën nga çështjet që është bërë publike ka edhe masa sigurie të vendosura për disa persona. Mbetet për t’u parë se si do të vijojë hetimi dhe gjykimi i këtyre çështjeve. Ajo që u është kërkuar prokurorive është nxitja për përshpejtimin e hetimeve”.

Kur u pyet nëse duhet të hetohet apo jo Olsi Rama, Çela nuk pranoi të përgjigjej: “Ky është raportim për punën e institucionit për vitin 2023 dhe duhet t’i përmbahemi trajtimit të këtij raporti”.

/a.r

Read Entire Article