Basha komenton takimin e Ramës me shqiptarët në Greqi: Shpopulloi vendin, premtime të pambajtura ndaj emigrantëve

5 months ago 20

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas takimit të kreut të qeverisë Edi Rama me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Athinë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Basha shprehet se kryeministri shpopulloi vendin për shkak të keqqeverisjes dhe korrupsionit.

Lulzim Basha: Kthim të mbarë administratës shtetërore të shpërngulur në Athinë për këtë ekskursion të shtrenjtë të kryeministrit që shpopulloi vendin dhe pengon votën e atyre që degdisi rrugëve të botës për shkak të keqqeverisjes dhe korrupsionit.

Nacionalizmi shterpë është gjethja e fikut pas të cilës fsheh premtimet e pambajtura ndaj bashkëqytetarëve tanë në emigrim, të cilëve u kemi borxh të drejtën e votës një orë e më parë.

/vizionplus.tv 

Read Entire Article