“Besoj në ëndrra”, trajnerët e Spanjës e Anglisë të emocionuar para finales

2 months ago 30
Reklamë

108 goditje drejt portës, 37 në kuadrat janë një tregues i qartë i ambicjeve të Spanjës. Nga ana tjetër rivalët anglezë kanë goditur 66 herë me 19 gjuatje në kuadrat, thuajse sa gjysma e Spanjës. Por në ndeshjen e fundit, për trofeun e kampionatit nuk vlejnë statistikat.

“Ne e dimë se nuk ka favorit, është ndeshje e ekuilibruar në mënyrë të barabartë. Ne e dimë se nëse nuk jemi në nivelin që kemi treguar deri tani, nuk do të kemi shanse për të fituar. Por e di që e kemi forcën dhe se do t’a japim në fushë.”

Nga ana tjetër Gareth Southgate është 90 minuta larg përmbushjes së misionit të tij 8-vjeçar dhe një fitore kundër Spanjës do të sillte për kombëtaren angleze trofeun e parë që prej 1966 dhe për trajnerin respektin e të gjithë botës së futbollit.

“Unë nuk besoj në përralla. Unë besoj në ëndrra. Ne kemi pasur ëndrra të mëdha, por pastaj duhet t’i bësh këto gjëra të ndodhin dhe të luftosh. Sigurisht, do të ishte një histori e bukur, por ne duhet të bëjmë paraqitje të shkëlqyer.”

Southgate e di se kualifikimet në fazat e rëndësishme të Europianit apo botërorit nuk do të llogariten më si sukses. Në këtë moment vetëm fitorja e trofeut të Europianit do të mbahet mend.

/a.r

Read Entire Article