Brukseli sulmon Viktor Orban: Nuk ka mandat të avancojë asnjë marrëdhënie në emër të Bashkimit Europian

2 months ago 30
Reklamë

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban mori pjesë të shtunën në një samit jo zyrtar të Organizatës së Vendeve Turkfolëse në Azerbajxhan. Gjatë vizitës ai komentoi udhëheqjen e presidencës aktuale gjashtëmujore të Bashkimit Europian nga vendi i tij. Ai e konsideroi si një mision paqeje, duke iu referuar po ashtu edhe takimeve në Moskë dhe Kiev.

Por duket se këto udhëtime të njëpasnjëshme të kryeministrit kanë trazuar ujërat e unionit.

Në një deklaratë përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borrell ka theksuar se kjo vizitë e Orban është në kuadër të marrëdhënieve të Hungarisë dhe kësaj organizate dhe se ai nuk ka marrë një mandat nga Këshilli i BE-së për të avancuar marrëdhëniet.

“Pjesëmarrja e kryeministrit Viktor Orbán në samitin jozyrtar të Organizatës së Shteteve Turke në Shushë më 5-6 korrik u zhvillua ekskluzivisht në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe mes Hungarisë dhe kësaj organizate. Hungaria nuk ka marrë asnjë mandat nga Këshilli i BE-së për të avancuar marrëdhëniet me Organizatën e Shteteve Turke. Bashkimi Evropian hedh poshtë përpjekjet e Organizatës së Shteteve Turke për të legjitimuar entitetin secesionist turk-qipriot, të ashtuquajturën, e pa njohur ndërkombëtarisht, ‘Republika Turke e Qipros Veriore’, si një vëzhgues në Organizatën e Shteteve Turke”, tha përfaqësuesi i lartë i BE Josep Borrell.

Ndërkohë ditë më parë, Brukseli zyrtar, Shtetet e Bashkuara dhe Kievi e kritikuan Orbanin pas vizitës së tij në Moskë, ku u takua me presidentin rus Vladimir Putin.

Read Entire Article