Mbrëmja e sotme nuk ka qenë dhe aq e bukur për dy nga fermerët, Buçko i cili u dërgua menjëherë në Arameras për shkak të thyerjes së rregullit, pasi hapi zarfin.
Personazhi i dytë është Ditea, e cila duhet të rrijë 12 orë në pritje për të mësuar vendimin e publikut, nëse lë përfundimisht lojën, apo do i bashkohet Buçkos në Arameras, pasi humbi sfidën përballë Xhesit.
Por për opinionistët bashkimi i Buçkos me Ditean në Arameras pas daljes nga ferma do t’i japë një tjetër ritëm lojës.
Sonila, Keli dhe Armina ishin të një mendimi, se Aramerasi do të zbulojë shumë për Buçkon.
Pjesë nga biseda:
Fjoralba: Buçko ka thënë emrin e Diteas kur u pyet për kë ka simpati.
Sonila: Ka thënë dhe për Baby G.
Fjoralba: Ju kujtoj dhe një tjetër komunikim të tij, që unë zgjedhjen time e kam bërë.
Sonila: Tani kanë rastin se janë të vetëm në Arameras.
Keli: Ditea ka thënë që ska asnjë pëlqim për djemtë aty.
Sonila: Por kemi rastin të mësojmë të vërtetën e Buçkos.