Shqipëria mbylli përgatitjet për duelin e rëndesishem të Ligës së Kombeve, të shtunën në mbrëmje kundër Çekisë.
Një sfidë nga e cila do të kuptojmë nese mund të luftojmë deri në ndeshjen e fundit kundër Ukrainës për vendin e parë në grup apo jo.
Trajneri Silvinjo evidentoi avantazhet e Shqipërisë dhe Çekisë në këtë sfidë.
“Sa i takon ndeshjes, e para është më e rëndësishme. Ata janë një pikë para ndesh. Kemi thënë që është një grup i vështirë, mund të ndodhë çdo gjë. Neser në fushë duhet të jemi në 100 përqindeshin tonë. Ata kanë një pikë më shumë, ne kemi tifozët”, tha trajneri.
Pavaresisht këmbënguljes se gazetareve për të zbuluar diçka nga formacioni, Silvinjo nuk preferoi të flasë për emra të veçantë, por sqaroi se ka disa dilema për shkak të shqetësimeve fizike që kanë dy futbollistë.
“Duhet të shohim. Kemi 2-3 lojtarë që kanë pasur probleme të vogla fizike. Uzuni nuk ka probleme. Uzuni nuk është tipik nëntësh, është më shumë sulmues i dytë, por arrin të shënojë kur gjen hapësirë. Kemi dy -tre mundësi që mund t’i përdorim dhe nesër do të marrim vendim për formacionin me të cilin do të nisim”, shtoi Silvinjo.
I pranishëm në konference ne krah të Silvinjos ishte edhe mbrojtësi Arlind Ajeti i cili do të jetë në krah të Ismajlit në qender të mbrojtjes. Ai ndër të tjera tha se Shqipëria ka cilësi për të tentuar kualifikimin në botëror, ndërsa i bëri thirrje tifozëve të mos e vërshellejnë himnin çek teë shtunën në stadiumin tonë kombëtar./vizionplus.tv