CEO i “Meliá Hotels International”: Investoni në Shqipëri, një vend fantastik

7 months ago 36
Reklamë

CEO i gjigantit ndërkombëtar “Meliá Hotels International” që ka ardhur në Shqipëri me një seri kontratash, duke ndikuar ndjeshëm edhe në promovimin ndërkombëtar të vendit tonë, Gabriel Escarrer Jaume , gjatë një konference të përbashkët për mediat në Spanjë bashkë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe Ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro Furxhi, theksoi se Shqipëria është një vend ideal për të investuar.

Ai theksoi se Shqipëria është një vend shumë i bukur, dhe ftoi edhe investitorë të tjerë nga Spanja por edhe bota që të investojnë në vendin tonë.

Lexo edhe :

Related Posts

Sipas tij Shqipëria është një vend mjaft i bukur, por dhe se nuk ka parë në asnjë vend tjetër një mbështetje kaq të madhe për investitorët nga ana e një kryeministri apo ministreje siç po ndodh në Shqipëri.

Jam shumë dakord me atë çfarë tha kryeministrit, të mos rritemi për hir të rritjes, por të kemi një qëllim, përmes produketeve kryesore. Unë besoj se pozicionimi juaj dhe fakti që jeni të rinj në treg na jep mundësi të nxjerrim mësime nga gabimet që kanë bërë të tjerët. Ju keni angazhimin e kompanive familjeve, si pjesë e trashëgimisë tonë. Duke ju rikthyer pikës për të qenë ambasador, do të rekomandoja fort industrinë e turizmit që të vazhdojnë të investojnë në Shqipëri, pasi nuk kam  parë një vend kaq të bukur, por edhe një mbështetje kaq të madhe nga kryeministri dhe ministrja”, tha CEO i Melia-s.

Më tej Gabriel Escarrer Jaume, shtoi se Shqipëria është një vend mjaft i sigurtë dhe se këtë ai e ka ptovuar pasi e ka vizituar vendin tonë bashkë me familjen.

Kam qenë shpeshherë në Shqipëri dhe dy herë me familjen, dhe ua merr mendjen që të vizitoja Shqipërinë me familjen nëse do të kishte problem me sigurinë. Kam qenë aty pa roje sigurie. Ne kemi tre hotele dhe asnjëherë nuk kemi patur probleme me sigurinë”, tha Gabriel Escarrer Jaume./vizionplus.tv

Read Entire Article