Presidenti francez, Emmanuel Macron, do të thërrasë një takim të dytë me disa prej liderve evropianë si dhe me Kanadanë për të diskutuar për Ukrainën, pas ndryshmit të kursit nga ana e SHBA.
Siaps asaj që raporton reuters, burime diplomatike kanë bërë me dije se vendet e ftuara janë Norvegjia, Kanadaja, tre vendet baltike (Lituania, Estonia dhe Letonia), Republika Çeke, Greqia, Finlanda, Rumania, Suedia dhe Belgjika.
Disa vende mund të marrin pjesë përmes video-konferencës, thanë dy nga diplomatët.
Kujtohet se në samitin e djeshëm të Parisit morën pjesë Franca, Gjermania, Italia, Spanja, Holanda, Polonia, Britania, Danimarka (që përfaqësonte vendet baltike), BE-ja përmes Presidentit të Këshillit Evropian dhe Presidentit të Komisionit Evropian, si dhe NATO-ja përmes Sekretarit të Përgjithshëm.