“Cold Moon”, të gjithë sytë nga qielli, kur mund të shihni hënën e fundit të plotë të vitit 2023

8 months ago 39
Reklamë

Hëna e fundit e plotë e vitit 2023 do të shkëlqejë në qiell këtë javë, për të kënaqur gjithë të apasionuarit e qiellit në mbarë botën.

Hëna e plotë e dhjetorit, e njohur gjithashtu si “Hëna e Ftohtë” dhe “Hëna e natës së gjatë”, do të arrijë kulmin e ndriçimit të martën, sipas NASA-s.

Megjithatë, do të shfaqet e plotë për disa ditë, duke zgjatur deri të enjten në mëngjes, thotë NASA.

Hëna filloi të shfaqej e plotë në prag të Krishtlindjes dhe do të vazhdojë të shfaqet e ndritshme deri në mëngjesin e 28 dhjetorit.

Çfarë është një “Hënë e Ftohtë?”

Hëna e Ftohtë e ka marrë emrin e saj sepse dhjetori është muaji kur me të vërtetë fillon të ftohet.

“Hëna e natës së gjatë e ka marrë emrin e saj sepse hëna e plotë në dhjetor ndodh afër solsticit, i cili ka natën më të gjatë të vitit,” tha NASA.

Hëna e plotë e muajit të ardhshëm quhet “Hëna e Ujkut”, dhe do të arrijë kulmin më 25 janar 2024./vizionplus.tv

Read Entire Article