“Çoni Asociacionin në Kushtetuese”, Varhelyi: Rruga për në BE kalon nga dialogu

1 month ago 5
Reklamë

Rruga europiane për Kosovën dhe Serbinë kalon përmes dialogut. Këtë u kujdes ta theksonte komisioneri europian për politikë të fqinjësisë dhe zgjerimit Oliver Varhelyi, në fjalimin e tij në konferencën e Komisioneve Parlamentare për Çështje të BE-së në Budapest.

Por mesazhin kryesor e kishtë për Prishtinën, të cilës i bëri thirrje të dërgojë në gjykatën kushtetuese draft statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Është e qartë se rrugët evropiane të Serbisë dhe Kosovës kalojnë përmes Dialogut. Presim që palët të vazhdojnë përpjekjet e vazhdueshme për zbutje të tensioneve dhe përparim në zbatimin e detyrimeve në kuadër të Dialogut duke filluar me dërgimin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës”, tha Varhelyi.

Duke folur për Shqipërinë, Varhelyi vlerësoi vazhdimin e reformave, si ajo në drejtësi, por theksoi nevojën për përpjekje të mëtejshme sa i përket sundimit të ligjit. Ai kërkoi hapjen e shpejtë të negociatave për kapitujt e parë.

Read Entire Article