Covid është kthyer në virus stomaku? Shkencëtarët: Është e mundur…

10 months ago 25

Rritja e rasteve të COVID e reflektuar në monitorimin e ujërave të zeza në mbarë botën, ka shtyrë disa shkencëtarë të mendojnë se koronavirusi tani është transformuar dhe më së shumti, po shënjestron sistemin tretës tek njerëzit.

Që prej shfaqjes së tij, ishte parë se tradicionalisht Covid 19-ta infektonte përmes hundës dhe gojës e shumohej në traktin respirator, duke lëvizur në mjaft raste edhe në mushkëri. Duke cituar një grup virologësh megjithatë, mediat britanike thonë se ky virus ka ndryshuar përpjekjet e tij për të hyrë nëpër qeliza, çka do të thotë se mund të infektojë më lehtë stomakun e zorrët.

Viruset e stomakut gjenden në sasi të mëdha tek  mbetjet fekale të individëve të infektuar. Marc Johnson, profesor i Mikrobiologjisë dhe Imunologjisë Molekulare në Universitetin e Misurit, shpjegoi se ishte vënë re një rritje drastike e rasteve të Covid të diktuara përmes mbetjeve në ujërat e zeza në Europë.

“Shumë prej nesh po mendonim se cili ishte shpjegimi më i mundshëm”, u shpreh ai, duke shtuar se ka shumë gjasa që varianti i ri dominues JN.1 i Covid të jetë më i përqendruar te zorrët, edhe pse e pranoi se për këtë teori, nuk ka ende prova të drejtpërdrejta. Johnson argumentoi se një gjë e tillë nuk do të ishte dhe aq e habitshme, duke qenë se koronaviruset sipas tij, më së shumti shkaktojnë probleme gastrointestinale dhe nuk janë saktësisht infeksione të frymëmarrjes.

Top Channel

Read Entire Article