Dalin FOTO-t/ Këta janë babë e bir që humbën jetën nga shpërthimi në Lushnjë

7 months ago 39

Personat që shihni në foto janë Roland dhe Elidon Hoxha (babë e bir), të cilët humbën jetën ditën e sotme pas një shpërthimi të fortë në një kapanon në Lushnjë, ku të dy ishin duke punuar me vinç.

Burime për Vizion Plus bënë me dije më herët se babë e bir kishin filluar punë ditën e sotme, ndërsa djali kishte pak kohë që ishte kthyer nga Italia.

Lexo edhe :

Related Posts

Ata ishin duke ngjitur disa bombola oksigjeni në momentin, kur vinçi ka prekur telat e tensionit të lartë, e më pas ndodhi edhe shpërthimi që ju mori jetën.

Ndërkohë që nga shpërthimi p[ati edhe disa persona të plagosur, mes tyre edhe deputeti socialist Bujar Çela, i cili u nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në Tiranë, pasi kishte marrë dëmtime të shumta.

Në vendngjarje, përpos efektivëve të policisë mbërritën edhe ekspertët e Njësisë Antieksploziv, pasi në ambientet e kapanonit gjenden disa bombola, të cilat fatmirësisht nuk kanë shpërthyer. Shpërthimi i shkaktuar nga bombolat me oksigjen, të cilat ranë kontakt me rrymën elektrike gjatë transportimit me vinç ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, jo vetëm në ambientet e kapanoni, por edhe në bizneset përreth, pronarët e së cilëve shprehen se janë tronditur nga ngjarja.

Read Entire Article