Dalin në sipërfaqje xhelozitë! Paralajmërimi i Meri Gjinit për fundjavën: Rreziku është i madh për këtë shenjë

2 months ago 24
Reklamë

Astrologe Meri Gjini ka bërë mëngjesin e sotëm në 7pa5, në Vizion Plus parashikimin e Horoskopit për fundjavën.

Ky katërditësh që kemi para është intensiv. Ka zhvillime. Të shtunën pas mesante, vendosje goxha e fortë e marsit dhe uranit që sjell fakotirn e të papriturës shumë prezent.

Nuk duhet të ketë hapsira risku. Mos riskoni pasi nuk ka tendencë të dalë për mirë.

Sot është një ditë plot ngjyra. I përket dashurisë. Ndjenja do jetë prioritet i ditës. Ka një tendencë për të zgjuar empatinë. Sot në darkë Venusi është tranzitor për të kaluar te Luanët. Kjo domethënë që duhet të ruajm ekulibrat e emocionoeve jo pozitive. Ka një tendencë për të nxjerrë në sipërfaqje xhelozitë, rivalitetin.

Dashi
Ngarkesa e punës është ajo që dominon sot. Nga nesër kanë të gjithë mundësinë për të patur një fundjavë shumë të bukur dhe argëtuese. Me shumë romancë brenda. Të lindurit rreth datës 1-2 prill do jenë të favorizuarit e fatit. Qëndroni larg krahasimeve me njerëzit që bashkëveproni.

Demi
Duke qenë që marsi është në hyrje të drejtëpërdrejtë me ta, nuk ka vend për të riskuar deri ditën e hënë. Rreziku është mjaft i madh saqë nuk e jusitfikon faktorin e riskut.

Binjakët
Kanë jupiterin te vetja. Është një fundjavë shumë e mirë. Do ketë arritje qëllimesh. Kujdes me shëndetin. dhe kujdes me lëvizjet tuaja, si timon dhe alkol gjatë fundjavës.

Gaforrja
Ka një shije të mirë. Nuk përfshihen në pjesën e rsikut, por përfshihen në vendosje të mira dhe të forta emocionale. Ka njohje të reja. Ka plane të reja. Po bëjnë një projektim të mirë për fundjavën dhe në vazhdim. Shfrytëzojeni mirë këtë periudhë.

Luani
Venusi vjen nesër te ata. Nuk përjshtohet pjesa e dominancës. Me hënën te peshorja ruajnë ekulibrat dhe bëhen diplomat. Fundjava duhet t’i gjejë larg ambienteve me zhurmë dhe situatave të tensionuara.

Virgjëresha
Nuk duhet të diskutojë çësthje që i përkasin ekonomisë në raporte personale, në çift. Venusi te Luanët është një hyrje shumë e mirë për të mbyllur çështje që i përkasin vështirësive ekonomike.

Peshorja
Me hënën te vetja nga nesër pas dreke, i bën që automatikisht të gjejnë veten në qendër të vëmendjes dhe në ekulibra të mirë me veten. Kujdes me lëvizjet ekonomike. Çdo gjë me metër, nuk ka vend për lëvizje të mëdha.

Akrepi
E kanë ballë për ballë këtë Mars. Larg sherreve dhe debateve dhe situatave të agravauara të shtunën dhe të dielën. Merruni me veten dhe jini të tërhequr. Do e gjeni veten në ambjente të qeta. Sot është ditë shumë e mirë për të mbyllur detyrimet e profesionit.

Shigjetarët
Të lindurit në fund të nëntorit janë shumë me fat këtë periudhë për lëvizje shumë të rëndësishme. Vendosja planetare nuk ka vend për sporte ekstreme dhe asnjë risk të kësaj natyre.

Bricjapi
Bashkimi i Marsit dhe Uranit sjell të papritura, por për mirë. Ka të bëjë me ristrukturim të ambjenteve të punës dhe të shtëpisë. Nga nesër duhet të mendoni organizimin konkret të pushimeve, duke llogaritur mirë shpenzime dhe hapësirën ku do shkojnë.

Ujori
Venusin e kanë përballë. Ekonomia është ajo që është prioritet.

Peshqit
Marsi në hyrje me uranin është në një pozicion trekëndor. Lojra me xhepin e vet, lojra fati dhe lojra me trupin nuk ka. Ndërsa me dashurinë mund të riskoni sa të doni, pasi keni mundësi maksimale për tu ndihmuar./vizionplus.tv

Read Entire Article