“Dëgjova 5 të shtëna!”/ Atentati ndaj Donald Trump, dëshmitari shqiptar rrëfen momentet e vështira: Isha përballë ish-presidentit, kur ai u rrëzua…

2 months ago 34
Reklamë

Shqiptari Vatan Cana ka qenë dëshmitar i atentatit ndaj Donald Trump, i cili ka shpjeguar të gjithë ankthin dhe panikun që ndjeu brenda atyre pak minutave.

Në një intervistë për “Jetë Shqiptare” në RTSH, Cana tha se në fillim nuk u kuptuan që ishin të shtëna, por ajo u bë e qartë kur Trump u rrëzua dhe sigurimi i erdhi në mbrojtje.

Cana ishte pjese e tubimit të Trump dhe ndodhej shumë pranë podiumit, ndërsa kujton se paniku mes turmës u përhapu kur shërbimi sekret tha se mund të kishte një qitës të dytë.

“Unë dhe një shoku im ishim në tubim dhe sapo mbërritëm u ndalëm nga shërbimi sekret që na kontrolluan. Kur u futëm brenda po afroheshim sa më afër podiumit. Gjithçka ka ndodhur kur ai nisi të fliste brenda 5 minutash kemi dëgjuar 1-2 të shtëna dhe nuk menduam që ishin të tilla pasi menduam mos ishte zjarrfikësja që gjuante me ujë. Kur nisëm plumbat e tjera atëherë e kuptuam dhe u ulëm të gjithë. Të gjithë ishim të frikësuar. Shërbimi sekret na tha se ka mundësi të jetë dhe një gjuajtës i dytë dhe të gjithë njerëzit u futën në panik dhe filluan të largoheshin. Unë kam dëgjuar 5 të shtëna. Unë isha përballë Trump dhe kur ai ra kuptova që gjendja është reale.

Kur dolëm nga tubimi dhe një nga shokët e mi po bënte intervistë për BBC pamë atë personin që kishte parë autorin dhe e kishte raportuar tek efektivët. Ishim të gjithë poshtë dhe nuk dinim në do kishte sulm tjetër çfarë duhej të bënim , a duhet të iknim. Atë moment ndihesh në ankth dhe pak i humbur”, tha Cana.

Dondal Trump i mbijetoi një atentati gjatë një tubimi në Pensilvani, ku mbeti i plagosur lehtë në veshin e djathtë. Autori i sulmit u identifikua një 20-vjeçar, i cili u ekzekutua nga shërbimi sekret pak sekonda pas sulmit. Autoritetet në SHBA kanë nisur hetimet lidhur me motivet e sulmit por edhe me dështimin e sigurisë se si mundi autori të qëllonte nga në distancë aq e shkurtër pa u kuptuar nga shërbimi sekret.

Read Entire Article