Deklarata e Samtit të NATO-s, ambasada amerikane në Tiranë: Kina, nxitëse e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës

2 months ago 32
Reklamë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri përmes deklaratës së Samitit të NATO-s shpjegon se Kina është bërë nxitëse e luftës së Rusisë kundër Ukrainës përmes të ashtuquajturit partneritet “pa kufij”.

Referuar kësaj deklarate, theksohet gjithashtu se Kina përdor instrumente të atilla si mbështetja në shkallë të gjerë për bazën industriale të mbrojtjes së Rusisë.

Në këtë mënyrë, sipas deklaratës së samitit të Aleancës së Atlantikut të Veriut kjo rrit kërcënimin që Rusia paraqet për fqinjët e saj dhe për sigurinë euroatlantike.

Për këtë arsye, NATO i ka bërë thirrje të ndërpresë çdo mbështetje materiale dhe politike për përpjekjet luftarake të Rusisë.

“Republika Popullore e Kinës është bërë një nxitëse vendimtare e luftës së Rusisë kundër Ukrainës përmes të ashtuquajturit partneritet “pa kufij” dhe mbështetjes së saj në shkallë të gjerë për bazën industriale të mbrojtjes së Rusisë.

Kjo rrit kërcënimin që Rusia paraqet për fqinjët e saj dhe për sigurinë euroatlantike. Ne i bëjmë thirrje RPK-së, si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me një përgjegjësi të veçantë për të mbështetur qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së, të ndërpresë çdo mbështetje materiale dhe politike për përpjekjet luftarake të Rusisë.

Kjo përfshin transferimin e materialeve me përdorim të dyfishtë, si përbërësit e armëve, pajisjet dhe lëndët e para që shërbejnë si inpute për sektorin e mbrojtjes së Rusisë. RPK nuk mund të mundësojë luftën më të madhe në Europë të kohëve të fundit pa ndikuar negativisht në interesat dhe reputacionin e saj”, thuhet në deklaratën e samitit të anëtarëve të NATO-s, të shpërndarë nga ambasada amerikane në Tiranë.

Read Entire Article