Deklaratat e Vuçiç, reagon deputetja britanike: Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duhet të fokusohet urgjentisht në Ballkan

6 days ago 28
Reklamë

Deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns ka reaguar pas deklaratave të presidentit serb, Alleksandar Vuçiç, i cili njoftoi se kishte nënshkruar një marrëveshje për kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në vendin e tij, e cila e hoqi atë në vitin 2011.

Kearns në reagimin e saj kërkoi nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar që të fokusohet urgjentisht në Ballkan.

Përmes një postimi në X, ajo thotë se edhe pse ka kaluar gati një vit që nga sulmi në Banjskë, ende nuk ka drejtësi, dhe ende nuk ka sanksione nga BE-ja ndaj Serbisë.

“Pothuajse një vit nga sulmi i Banjskës ende nuk ka drejtësi, dhe përkundër pjesëmarrjes së shtetit serb, ende nuk ka sanksione nga BE-ja (vetëm marrëveshje për litium dhe avionë)”, shkruan deputetja angleze.

Kearns thotë se presidenti serb bën plane për aneksimin e veriut të Kosovës.

“Vuçiç po vepron në bazë të libri të lojërave të Putinit duke i bërë planet për aneksimin e veriut të Kosovës. Kosova është shtet sovran. Ballkani duhet të largohet nga botëkuptimet sektare, populli i Kosovës veriore dhe serbët e Kosovës meritojnë më mirë, e jo të përdoren si pengje në ambiciet irredentiste”, shkruan deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns.

Çfarë tha Vuçiç?

“Shpresoj se të gjithë e kuptoni se sa shumë kemi nevojë për një ushtri të fortë, sa shumë kemi nevojë për të blerë dhe prodhuar më shumë armë”, deklaroi ai “Ne nuk duam të sulmojmë askënd. As nuk do ta bëjmë këtë. Por ne duam të frenojmë ata që na kërcënojnë çdo ditë me një mëshirë të egër,” shtoi ai.

Vuçiç nuk dha detaje se kush mendonte se po kërcënonte vendin e tij./vizionplus.tv

Read Entire Article