Dëshira për turizëm i kushtoi shtrenjtë/ Vizitoi pa leje Kullën Eiffel, notarja braziliane i jep “lamtumirën” Lojërave Olimpike

1 month ago 22
Reklamë

Pjesëmarrja në Lojërat Olimpike është një mundësi e madhe dhe një moment unik në jetën e çdo sportisti, megjithatë vjen e shoqëruar edhe me një sërë përgjegjësish brenda fshatit olimpik, që dy notarë brazilianë nuk i kanë përmbushur.

Sportistja Ana Vieira dhe partneri i saj, Gabriel Santos, kanë thyer kodin e disiplinës dhe kanë marrë një sanksion nga Komiteti Olimpik Brazilian, të cilët kanë deklaruar se ata janë larguar nga vendbanimi gjatë këtyre ditëve për të vizituar pa autorizim Kullën Eifel.

Ata janë “tradhtuar” nga fotot, të cilat më pas i postuan në rrjetet sociale pa asnjë shqetësim, madje duke e ditur se po bënin diçka të ndaluar dhe për këtë arsye kreu i delegacionit brazilian vendosi të përjashtonte përfundimisht notaren, Ana Vieria, ndërsa Gabriel Santos është ndëshkuar vetëm me një qortim të lehtë.

Read Entire Article