DETAJE / Pretendonin se ishte apartamenti i Beqajt, agjentët e BKH dolën “duarbosh” pas kontrollit në Vlorë

1 month ago 24
Reklamë

Agjentët e BKH kanë zbarkuar në qytetin e Vlorës mesditën e së mërkurës rreth orës 12:30, me qëllimin e kontrollit të një banese që ata pretendonin se i përkiste ish-ministrit Ilir Beqaj. Ata kanë pritur tre orë pasi kanë kërkuar çelësin e banesës, por nuk është paraqitur askush. Pas tre orësh, rreth orës 15:30, kanë lajmëruar shërbimin zjarrfikës me qëllimin e hapjes së banesës me forcë.

Burime për A2News nga grupi i hetimit bëjnë me dije se në banesë nuk janë gjetur sende të dyshimta përveç disa shisheve me verë. Edhe pse nga avokati i Beqaj ka pasur një reagim për objektin që nuk është në pronësi të Ilir Beqaj, agjentët e SPAK-ut kanë kryer kontrollin.

Ndërkohë, pas kontrollit të banesës deri në orët e pasdites (18:00), agjentët kanë kontrolluar disa garazhe në pallat. Informacionet e grumbulluara bëjnë me dije se ish-ministri parkonte një makinë pikërisht në atë pallat. Një burim tha se gjatë kontrolleve të pronave në fjalë nuk është gjetur ndonjë automjet apo send tjetër kompromentues.

/a.r

Read Entire Article