Efektivi i policisë Novruz Cenalia, 28 vjeç u vra me armë zjarri ditën e sotme në Fier.
Mësohet se autori, i identifikuar si Asllan (Azgan) Mernica është larguar nga vendngjarja me një automjet ngjyrë blu.
Krimi i rëndë ka ndodhur rreth orës 13:15 pranë Spitalit Memorial Fier dhe dyshohet se sherri mes efektivit të policisë dhe autorit nisi për një vend parkimi.
Sipas uniformave blu, efektivi 28-vjeçar ishte i veshur me uniformën e Policisë, pasi po shkonte për të marrë shërbimin.
Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit/ve./vizionplus.tv