Dhëndri kyç vjehrrën në bodrum: Këtu do ngordhësh!

5 months ago 18

Një person është dënuar me nëntë muaj burgim nga Gjykata e Selanikut në Greqi, pasi ka kyçur vjehrrën e tij në bodrumin e pallatit ku jetonin.

Protothema.gr raporton se dhëndri kyçi vjehrrën e tij në bodrum për rreth 20 minuta.

“Këtu do ngordhësh, kështu me tha dhëndri kur më kyçi në bodrum”, citohet të ketë thënë vjehrra në Gjykatë.

Më tej ajo tha se qëlloi me fat pasi britmat e saj për ndihmë i dëgjoi i shoqi, i cili e evidentoi dhe e nxorri nga bodrumi.

“Për 20 minuta i bija derës së bodrumit dhe bërtisja me të madhe. Isha shumë e frikësuar. Fatmirësisht dëgjoi të qarat e mia dhe me shpëtoi”, tha ajo.

Ajo tha ndër të tjera se me dhëndrin e saj kohët e fundit ka patur shumë debate, për shkak të mosmarrëveshjeve që ai ka me vajzën e saj./vizionplus.tv/

Read Entire Article