“Dhuratë për 8 Marsin”, sabotohet fabrika e Tesla në Gjermani

6 months ago 26
Reklamë

Organizata gjermane e ekstremit të majtë ka marrë përgjegjësinë për sabotimin e një instalimi elektrik që detyroi prodhuesin amerikan të automjeteve Tesla të ndalonte prodhimin në fabrikën e tij në Berlin.

Me aktin e sabotimit, ne vendosëm të shkaktonim ndërprerjen më të madhe të mundshme në gjigafabrikën e Tesla-s”, shkruante në deklaratën e saj organizata Vulkan Gruppe (Grupi i Vullkaneve).

“Ne sabotuam Teslën”, thuhej në një mesazh të postuar në faqen e internetit kontrapolis.info, e cila e përshkruan sulmin si dhuratë për 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

“Tesla konsumon tokën, burimet, njerëzit, punëtorët dhe në këmbim nxjerr çdo javë 6000 SUV, makina vrasëse dhe kamionë përbindësh”, thuhej më tej.

Policia gjermane tha se është në dijeni të letrës së nënshkruar Agua De Pau dhe po kontrollon vërtetësinë e saj. /vizionplus.tv

Read Entire Article