Digjen dy makinat e një personi në Shkodër, një banese i vihet tritol! Policia jep detaje për ngjarjet e rënda

1 month ago 35
Reklamë

Dy makina janë djegur gjatë orëve të para të mëngjesit në Shkodër. Makinat, njëra tip “Benz” e tjetra tip “BMW” janë në pronësi të një personi me iniciale E.K.

“Rreth orës 03:32, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, kanë marrë flakë dhe janë djegur  dy automjete  tip “Benz” dhe “BMW”, në pronësi të shtetasit E. K”, njoftoi policia.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje. Për këtë arsye është ngritur një grup hetimor që pritet të sqarojë plotësisht shkakun e rënies së zjarrit.

Ndërkohë një sasi eksplozivi është hedhur pranë derës së shtëpisë së një qytetari në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës rreth orës 03:36 të mëngjesit në lagjen “Mark Lula”. Si pasojë e shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 03:36, në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, pranë  derës së banesës  të shtetasit R. G., është hedhur një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale”, njoftoi policia.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia që po vijon kontrollet në zonë. Ndërkohë grupi hetimor po punon për të zbuluar autorin si dhe për të kuptuar shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjes.

/a.r

Read Entire Article