“Dikur hidhte baltë, por…”/ Aktivisti thumbon Kurtin: E vandalizuan Tiranën për projektin e “Teatrit Kombëtar”, tani e promovojnë për “Teatrin e Operas dhe Baletit” në Prishtinë.

2 weeks ago 24

Aktivisti nga Presheva Valon Arifi, ka shigjetuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti se vepron me dy standarde.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se ndërkohë që kohë më parë Kurti ishte një kundërshtar I zëshëm ndaj projektit për Teatrin Kombëtar në Tiranë, sot po bën të njëjtën gjë në Prishtinë.

“Sot e promovon projektin e tij të “Teatrit të Operas e Baletit” si ikonë e guximshëm e qytetit të Prishtinës, të projektuar po nga i njëjti arkitekt, Bjarke Ingels, që deri dje hidhte baltë mbi të”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

E vandalizuan Tiranën për projektin e “Teatrit Kombëtar”, tani e promovojn për “Teatrin e Operas dhe Baletit” në Prishtinë.
Ju kujtohen protestat e famshme të Tiranës mbi projektin e ri modern të “Teatrit Kombëtar” të Tiranës. Dhuna e vandalizimet në mospjtim me projektin e realizuar nga artitekti mirënjohur danez Bjarke Ingels ishin të përditëshme atje, ku mbase më kritikët e më të dhunëshmit gjatë protestave ishin aktivistët e drejtuesi i Vetëvendosjes për Shqipëri, kandidati për parlamentin shqiptar Bojken Abazi.
Në mbështetje të tyre ishite edhe Kryeministri aktual i Kosovës Albin Kurti, i cili edhe publikisht mbështeste protestuesit por edhe ashpër kundërshtonte projektin e përzgjedhur nga qeveria shqiptar, derisa kritikonte edhe veht arkitektin danez Ingels.
Deri sa aso kohe Kurti ishte kundër, i njejti bashkë me ministrin e kluturës Hajrulla Çeku sot e prmovon projektin e tijë të “Teatrit të Operas e Baletit” si ikonë e guximshëm e qytetit të Prishtinës, të projektuar po nga i njejti arkitekt, Bjarke Ingels, që deri dje hidhte baltë mbi të.

Read Entire Article