Dikur negociator i Brexit/ U emërua sot nga Macron, kush është Michel Barnier, kryeministri i ri i Francës

2 months ago 32

Kriza politike në Francë po shkon drejt përfundimit. Presidenti Emmanuel Macron emëroi Michel Barnier në postin e kryeministrit. Njoftimi e bëri pallati presidencial. “Ky emërim vjen pas një raundi konsultimesh.

Konform Kushtetutës, presidenti ka siguruar se kryeministri dhe qeveria e re do të respektojnë kushtet për stabilitet politik dhe do të mundësojë krijimin e një koalicioni të gjerë”, lexohet në deklaratë. 73-vjeçari Barnier është i njohur në arenën ndërkombëtare pasi ka udhëhequr negociatat për Brexit mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian për 5 vite, raporton A2 CNN.

Përpara ndërmjetësimit të divorcit, politikani konservator, pro europian, ka mbajtur role të ndryshme në qeverinë franceze dhe ka shërbyer si komisioner i BE-së. Fronti i Ri Popullor, që fitoi zgjedhjet e fundit, nuk e priti mirë këtë vendim. “Zgjedhjet janë vjedhur”, tha lideri Zhan Luk Melensho dhe ftoi qytetarët për manifestim masiv më 7 tetor.

Read Entire Article