Dita e sotme do të jetë me diell dhe vranësira kalimtare. Temperaturat do të jenë 41 gradë

2 months ago 20
Reklamë

Antcikloni afrikan tashmë po intesifikohet duke u tejzgjatur, ku presim një javë përvëluese në territorin e Shqipërisë.

E Hënë 15 Korrik 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me diell në bregdet, në verilindje do të kemi vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      19/38°C

– Zonat e ulëta       22/41°C

– Zonat bregdetare 25/38°C

Kosova për dt. 15 Korrik 2024 do të ketë kthjellime dhe vranësira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 20°C –22°C në mëngjes deri në 36°C –39°C gradë Celsius në mesditë.

E Martë 16 Korrik 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me diell, në verilindje do të kemi vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      20/40°C

– Zonat e ulëta       23/42°C

– Zonat bregdetare 26/39°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Read Entire Article